MENU
klinika

Revanshi me Joshua

Kthehet legjenda e boksit? Flet vetë Klitschko

20.11.2018 - 14:00

A do të rikthehet legjenda e boksit Klitschko në ring? Këtë për momentin asnjë nuk mund ta parashikojë, por janë disa shenja që edhe mund të ndodhë, madje nj revansh me kampionin e botës në fuqi në peshën e rëndë, Anthony Joshua.

Por ish-menaxheri i Klitschko, Bernd Boente, ka thënë së fundi se ukrainasi nuk ka për t’u rikthyer në ring, deklaratë që duket se është hedhur poshtë nga vetë ish-kampioni i botës.

Wladimir Klitschko, në një mesazh në rrjetet sociale shkruan: “Që kur jam tërhequr nga sporti, unë dhe vëllai im kemi qenë aktivë në fusha të ndryshme të jetës. Por asnjëri nga ne nuk ka nevojë për një menaxher personal”.

Wladimir Klitschko e Tyson-Fury
Wladimir Klitschko e Tyson-Fury

Joshua do të duelojë sërish më 13 prill të 2019-ës, kur në stadiumin “Wembley” të Londrës do të mbrojë titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO. Por ende nuk dihet emri i rivalit të tij, teksa është përfolur se edhe Klitschko (42 vjeç) është mes kandidatëve, bashkë me Oleksandr Usyk, apo fituesi i duelit me Wilder dhe Fury.

Por, së fundi, i mandatuar nga WBO është boksieri Kubrat Pulev. Joshua e Klitschko kanë dueluar mes tyre në prill të 2017-ës, në “Wembley”, me britanikun që fitoi me “KO teknik” sfidën e parë, ndërkohë që kjo ishte sfida e fundit e ukrainasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video e postuar nga ish-kampioni

Wladimir Klitschko nuk harron reflekset në boks

Intervista me takticienin e boksit shqiptar

Reka: Boksi u ndalua, por pasioni s’u shua!