Mino Raiola, që është në gjendje të rëndë shëndetësore, është një nga menaxherët më të famshëm të futbollit të të gjitha kohërave. Kjo për faktin se ai menaxhon yjet e futbollit botëror.
Shtrirja e futbollistëve nën menaxhimin e tij shkon në shumë klube prestigjoze, nga Milan, Juventus, Inter e Roma, deri te Manchester United, PSG e shumë klube të tjera.
Mjafton të përmendim këta emra për të kuptuar perandorinë e Raiolas: Haaland, Donnarumma, Kluivert, Pellegrini, Pogba, Pinamonti, Lozano, Ibrahimovic, Matuidi, Manolas, Balotelli, Romagnoli, De Vrij, Bonaventura, Verratti, De Ligt, Mkhitaryan, Dumfries, Kean.
Këta janë vetëm ajka që menaxhon Raiola, pasi kompania e tij numëron mbi 1 mijë futbollistë të të gjitha niveleve, duke nisur nga të rinjtë, për të përfunduar edhe në kontinente të tjera.