MENU
klinika

Ju ndodh edhe juve?

Pse në këtë orë të paradites keni më shumë uri?

28.04.2022 - 18:47

Njeriu shpenzon një pjesë të mirë të ditës duke menduar për ushqim, e për këtë e kanë fajin pjesërisht rrjetet sociale. Ndjesia e urisë na shoqëron gjatë gjithë kohës, ndonëse nuk kemi kohë të analizojmë nëse bëhet fjalë për një uri të vërtetë apo të manipuluar.

Njeriu zakonisht e nis ditën duke ngrënë mëngjes dhe më pas shkon në punë.

Vjen ora 11 e paradites dhe stomaku nis të ulërijë, plogështia vjen pa trokitur dhe sytë nuk shohin asgjë përveç se ushqimit.

Këtu do të zbuloni se përse ju merr uria rreth kësaj ore dhe cilat janë alternativat më të shëndetshme për ta shuar atë.

Nuk keni marrë mjaftueshëm kalori

Vakti i parë i ditës duhet të ketë 300 deri në 400 kalori. Kjo sasi është e mjaftueshme për t’ju mbajtur të ngopur deri në drekë. Nëse në mëngjes merrni më pak kalori, në pak orë do të ndiheni të uritur.

Keni mungesa në ushqyes

Ekspertët rekomandojnë që mëngjesi të jetë i pasur me proteina, karbohidrate dhe yndyrna të shëndetshme. Proteina ndihmon në mbajtjen nën fre të urisë, karbohidratet ju japin energji, ndërsa yndyrnat ju mbajnë të ngopur. Ekspertët thonë se duhet të konsumoni 13-20 gramë proteina në mëngjes, 40-55 gramë karbohidrate dhe 10-15 gramë yndyrna të shëndetshme.

Përpos tyre, duhet të siguroheni që të merrni mjaftueshëm fibër në mëngjes, që mos t’ju marrë uria në orën 11.

Nuk hani gjërat e duhura

Petullat, tërshëra, drithërat e paketuara, kremi i djathit janë disa prej ushqimeve që nuk e shuajnë siç duhet urinë, sepse nuk ofrojnë ushqyesit e lartpërmendur. Edhe nëse e nisni mëngjesin me të ëmbla, do të ndiheni energjikë në fillim e më pas të plogësht e të uritur që në orën 10.

Simptoma të tjera ngatërrohen me urinë

Dhimbjet e kokës, lodhja, plogështia, mjegullimi i trurit janë simptoma që lehtësisht mund t’ju shtyjnë drejt mendimit se jeni të uritur. Uria mund të ngatërrohet lehtë me dëshirën për gjumë ose mund të maskojë nevojën për ujë.

Uria gjithashtu mund të jetë tregues i rënies së nivelit të sheqerit

Përpara se t’i dorëzoheni urisë së mesditës bëni një analizë të simptomave që të kuptoni çfarë po ndodh me të vërtetë.

Ke nevojë për diçka të shpejtë

Mëngjesi, zakonisht ju mban të ngopur për 3 deri në 4 orë. Ndaj nëse ndiheni bosh në stomak rreth orës 11, mund të keni nevojë për diçka të vogël, frut apo biskotë përpara se të hani drekë.

Ekspertët sugjerojnë që të konsumoni më shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme ndërmjet vakteve dhe t’i përmbaheni limitit prej 150 kalorish.

Variante të shëndetshme janë bajamet, banania, kosi me fruta pylli./AW/