MENU
klinika

Paralajmërimi i fortë i Britanisë

“Putin mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh”

29.04.2022 - 10:52

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putini mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Paralajmërimi vjen pasi Rusia tha se pushtimi i Ukrainës mund të përfundojë me një luftë botërore bërthamore, raportoi The Sun të premten.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka paralajmëruar se tirani rus mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”.

Ai tha gjithashtu se pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrezikon të shndërrohet në “një lloj rritjeje kanceroze” që duhet të ndërpritet.

Deklarata e tij erdhi pasi nga transmetuesi shtetëror rus RT u tha në një transmetim se është “më e mundshme” që presidenti rus të nisë një sulm bërthamor sesa të lejojë Rusinë të humbasë luftën.

“Nuk do të çuditesha… Se ai ka mundësi të deklarojë në maj se “Tani jemi në luftë me nazistët e botës dhe duhet të mobilizojmë masivisht popullin rus’”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ballkani mund të shpërthejë sërish”

Paralajmërimi i fortë vjen nga Britania e Madhe

"Po, qëlluam, ishte në formën e një paralajmërimi"

Bota mban frymën, Rusia qëllon me bomba e predha në Detin e Zi

Holanda dhe Japonia marrin masa të papritura

Lufta mund të fillojë në çdo çast! Rusia bën gati trupat