MENU
klinika

Nga Edi Oga

Shqipërinë po e fshijnë me gomë!

29.04.2022 - 11:59

Shqipëria tashmë ka hyrë në një proces kreativ asgjësimi.

Meqenëse njerëzit që popullojnë këtë “qoshe” të Evropës nuk u treguan kurrë të aftë të mbrojnë dhe të gëzojnë ato që Zoti u ka falur me bujari, ato gjithnjë kanë ardhur e na i kanë marrë të huajt.

Deri tani na kishin marrë çfarë ndodhet në tokë dhe çfarë prodhon mbitoka.

Nga kromi, bakri, nafta e deri tek hashashi. Ka nja dhjetë vite që po na grabisin edhe njerëzit; me motivin e të drejtës për “lëvizjen e lirë”, këtij vendi po i rrëmbejnë rininë dhe krahun e specializuar të punës.

Së fundi po nxitojnë të vënë dorë edhe në trashëgiminë kulturore historiko-arkeologjike.

Si fillim do ta “mjelin” për para dhe më vonë do ta trafikojnë dhe do ta tjetërsojnë.

Në fund të fundit përse u duhet shqiptarëve historia e prejardhjes së tyre kur në këto troje nuk do të mbeten më shqiptarë?

Sot ne shqiptarët po jetojmë një dramë ekonomiko-sociale, por pak janë të ndërgjegjshëm për tragjedinë ekzistenciale.

Nuk është çudi që pas disa shekujsh Shqipëria të pësojë fatin e Trojës; të jetojë në gojëdhëna dhe me dëshminë e vetëm disa mureve të rrënuar, ose më keq akoma, ta kërkojnë nën det siç kërkojnë qytetërimin e humbur Atlantis!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN