Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka publikuar udhëzimin që duhet të dini nëse do të udhëtoni drejt Italisë deri më datë 31 maj 2022.
I vetmi kusht për të udhëtuar në Itali është pajisja me certifikatën e vaksinimit, certifikatën e shërimit ose testi negativ për Covid-19.
“Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit”.
NJOFTIMI
‼️ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për udhëtimet drejt Italisë, aplikohen këto rregulla deri më datë 31 maj 2022:
✅ Lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye.
✅ Mjafton të plotësohet një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.
✅ Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla.
❗Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit.
Për ℹ️ më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ: