MENU
klinika

Dy vjet heqje lirie

Jepet vendimi, legjenda e tenisit përfundon në burg

29.04.2022 - 18:03

Ish kampioni i tenisit, Boris Becker, është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg. 54 vjeçari gjerman u shpall fajtor për fshehje pasurish, ku mbi të bien katër akuza.

Pas kontrollove të kryera, u zbulua se Becker nuk kishte deklaruar 1 milion paund, në qytetin Leimen në Gjermani. Gjithashtu, ai s’kishte bërë publike një kredi të tijën prej 700 mijë paund, si dhe nuk dihej asgjë për aksionet e një firme teknologjike me vlerë 66 mijë paund.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, as pagesat në llogarinë e tij të biznesit që u kishte bërë  9 personave, nuk rezultonin askund. Becker mohoi akuzat, por ishte e kotë, pasi gjithçka ishte e provuar tashmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN