MENU
klinika

Analiza

Rigjallërimi i ekonomisë lokale

30.04.2022 - 10:01

Ka një zhvendosje të vëmendjes tek ekonomia lokale, si një mënyrë për të përmirësuar jetesën e komuniteteve që jetojnë aty, për të krijuar themele të forta zhvillimi në një kombinim sipërmarrjesh tradicionale dhe inovative. Edhe mbështetja e qeverisë gjermane vitet e fundit është fokusuar pikërisht në këto dimensione: ngritja e një modeli të qëndrueshëm që lidh së bashku nga turizmi e agroturizmi tek aftësimi i të rinjve, mbrojtja e mjedisit, nxitja e start-up, konservimi i pasurive natyrore. Të gjitha këto janë materializuar në disa projekte konkrete, që kanë marrë jetë e po zhvillohen në bashki, të tilla si Pogradeci, Korça, Pusteci e me radhë. Këto modele janë rruga që po shtrohet për projekte të ardhshme që nëse mbështetet siç duhet, mund të rrisë disi mirëqenien dhe të ndalë hemorragjinë e largimit nga Shqipëria

Hilmiu apo Uli, siç e thërrasin të gjithë, kishte ndërtuar jetën në shtetin fqinj. Me përvojë 15-vjeçare si trajner dhe kampion në fushën e hipizmit në Greqi, mori nismën të kthehej te rrënjët e tij dhe me bashkëshorten Daniela dhe vëllain, investuan kursimet e një jete në fermë në Korçë. Vetëm dy kilometra në rrugën që të çon drejt Voskopojës ndodhet ajo që u pagëzua si “Shtëpia e Kuajve”.

Ferma ka të kombinuar që nga shërbimi i akomodimit tek restoranti me produkte tipike të zonës dhe një pistë për kalërim. Emri i fermës nuk është i rastësishëm. Në të gjenden 30 kuaj të racave të ndryshme si Angloarab, Lipizzaner Anglez gjak të pastër, ku ofrohen kurse hipizmi, guida turistike për të cilat siç na tregon bashkëshortja e Hilmiut, interesi ka ardhur në rritje.

“Ne jemi një biznes relativisht i ri. Kemi pak më shumë se një vit dhe interesi i turistëve për të na vizituar ka qenë në rritje të vazhdueshme. Kryesisht shohim që të huajt kanë një preferencë të dukshme si për pjesën e ambienteve tona, ashtu edhe për guidat me kuaj që po zgjerohen me destinacione.

Biznesi është familjar dhe punojmë të gjithë në punët përkatëse, ndërkohë që jemi të lidhur edhe me banorët e zonës përreth ku sigurojmë një pjesë të produkteve që shërbejmë këtu” – na tregon Daniela.

Sigurisht për një biznes të ri duhet kohë që të konsolidohet dhe të zërë vendin e vet, por si fillim duket se ata janë të kënaqur me mënyrën sesi po ecën ferma. Dëshira e tyre është të zgjerojnë më tej numrin e kuajve, por kjo ndoshta në një moment të dytë, pasi çmimet mbeten të larta.

Lulëzimi i fermave agroturistike në vend ka nisur të evidentohet vit pas viti dhe në mbështetje të ekonomive lokale nuk kanë munguar edhe projektet. Një prej tyre është edhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural, i mbështetur nga GIZ, i cili ka nisur nga viti 2019 me një fond 15.75 milionë euro dhe përfshin ndër të tjera rajone si Shkodra, Dibra dhe Vlora.

Kotelli: Fuqizohet roli i gruas, mbështetja shkon zinxhir

Numri në rritje i agroturizmeve duket se ka nxitur këtë grup të bashkohen së fundmi rreth një shoqate, Shoqata e Agroturizmeve Shqiptare. Sofjola Kotelli, e cila ndjek nga afër projektin për zhvillimin e qëndrueshëm rural, shprehet se “bumi” i agroturizmit nisi pas paketës lehtësuese të vitit 2018.

Trajtimi me disa vendime lehtësuese, por edhe përfshirja në disa vendime e agroturizmit si aktivitet duket se dha nxitje për investime të shumta, duke ndikuar në tërësi edhe tek ekonomia lokale e zonave ku zhvillohen këto aktivitete.

Kotelli u shpreh se agroturizmet kanë një vlerë të shtuar kur diskutohet pjesa e rolit që merr gruaja, që 80% të rasteve janë ato që menaxhojnë apo marrin vendime në këto sipërmarrje.

“Ne i kemi bërë qeverisë disa propozime për të përmirësuar kushtet për këtë sektor. Pas studimeve në terren dhe konsultimeve, kemi dorëzuar një draft. Ndërkohë që një ligj i ri vetëm për agroturizmin do të jepte një mbështetje të madhe për sektorin. Efektet që nisma të tilla kanë në zonat ku zhvillohen janë të dukshme dhe të matshme. Çdo njësi e kësaj natyre transmeton efektin e vet tek ekonomia lokale, me produktet dhe punësimin që gjeneron” – tha Kotelli.

Pusteci, në tentativa për të zhvilluar turizmin, mungojnë strukturat akomoduese

Vetëm disa kilometra larg nga Korça ndodhet Pusteci. Bashkia më e vogël në vend, në përbërje të së cilës janë 9 fshatra. Zhvillimi turistik i këtij rajoni është në përpjesëtim të zhdrejtë me bukuritë natyrore që ka. Parku Kombëtar i Prespës, më i madhi në vend, është një “ofertë” e jashtëzakonshme turistike me pamje mahnitëse të natyrës dhe liqenit. Por një nga “ngërçet” që has zona është mungesa e strukturave akomoduese.

Cveta Trajçe, nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtën e Mjedisit Natyror në Shqipëri në këtë zonë, kur e pyesim për struktura, na pohon se nuk ka shumë.

“Për turistët është problem kur vijnë, pasi vërtet nuk ka shumë mundësi apo alternativa për të qëndruar. Një pjesë e mirë e banesave janë bosh, pasi banorët kanë emigruar ose nuk jetojnë këtu. Investime nuk bëhen shumë pasi ka probleme me pjesën e pronësisë në kuptimin që ende nuk janë bërë legalizime. Unë për shembull kam shtëpinë e dajës,, që është bosh dhe kam menduar ta kthej në një shtëpi mikpritëse, por kur e mendoj sesa investime dhe angazhim duhet, tërhiqem disi”, – nënvizon ajo.

Në zonë nuk ka shumë të rinj. Pjesa e mbetur në fshatrat rrotull janë pleq. Të rinjtë janë larguar, ose me studime, dhe nuk kthehen më ose kanë emigruar. Vetë Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtën e Mjedisit Natyror në Shqipëri e ka të vështirë të gjejë punonjës për këtë rajon.

Investimet që mbështeten nga qeveria gjermane nuk kanë munguar herë pas here në këtë rajon. Një i ngjashëm me fokus turizmin pritet që të nisë në fillim të vitit 2023 dhe është ndoshta një ndër investimet që pritet t’i japë një tjetër dinamikë zhvillimit turistik të zonës.

Marsela Maci koordinatore projekti për Menaxhimin e Burimeve Natyrore tha se janë të paktën 20 milionë euro që do të vihen në dispozicion për dy rajone Pogradecin dhe Pustecin.

“Është një fillimet e tij një projekt tjetër që ka për qëllim zhvillimin e zonës dhe fokusohet në Tushemisht dhe Pustec. Do të nisë me 20 milionë euro dhe do të jetë në funksion të zhvillimit urban të këtyre rajoneve.

Për Pustecin do të shihet mundësia e zhvillimit të zonës nëpërmjet ndërhyrjes në sistemin urban dhe bëhet fjalë për ndërtimin e një limani që do të jetë vendi ku merren varkat për shëtitjet turistike. Do të zhvillohet edhe një shëtitore që do të lidhë Zaroshkën me Pustecin, që mund të bëhet në këmbë ose me biçikletë. Po përfundohet si projekt nga ana e dokumenteve dhe punët nisin vitin tjetër”, – tha Maci.

Mbrojtja e biodiversitetit dhe angazhimi për menaxhimin e qëndrueshëm

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ashtu sikurse ndajnë pasuri natyrore të përbashkëta, janë përfshirë edhe në ndarjen e detyrave të mbrojtjes së tyre. Cenimi i njërës anë mund të kishte pasoja shkatërruese për anën tjetër dhe anasjelltas.

Në këtë angazhim, edhe mbështetja gjermane ka qenë e vazhdueshme. Trust-i për Natyrën Prespa-Ohër është një prej projekteve që parashikohet të zgjasë deri në vitin 2040, me një fond prej 43 milionë eurosh në fonde investimi dhe 19 milionë euro në fonde rezervë për dy vendet Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Objektivi i projektit në fakt ka të përfshirë edhe Greqinë, si një tjetër shtet me të cilin lidhet mbrojtja e biodiversitetit të rajonit të Prespës. Por cilat janë masat që parashikon ky projekt, që po zbatohet prej disa kohësh.

“Bashkëfinancim afatgjatë i kostove operative të organizatave të menaxhimit të Zonave të mbrojtura (të përzgjedhura 8 – 15 ZM) për të përmirësuar cilësinë e menaxhimit

Bashkëfinancim afatgjatë të aktorëve të mbrojtjes së mjedisit (17 -30) për të përmirësuar kontributin e tyre për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore në zona të zgjedhura të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në total janë kryer 5 thirrje (dy thirrje për turizmin; një thirrje për menaxhimin e baseneve ujore dhe mbrojtjen e specieve endemike dhe dy thirrje për forcimin e kapaciteteve të OJQ-ve lokale)
Kontribut në zhvillimet e sektorit të mbrojtjes së natyrës në linjë me standardet europiane në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkufitar
Përmirësimi i bazës së fondit të PONT për të mbështetur aktorët e Zonave të mbrojtura dhe aktorë të tjerë të mbrojtjes së mjedisit” – thuhet në detajet e projektit.

Një tjetër projekt është ai Rezervës ndërkufitare e Biosferës Prespë, Shqipëri, Faza II, ka nisur në vitin 2018 dhe mbyllet këtë vit. Teksa banka gjermane KfW ka kontribuuar me 3.8 milionë euro, shteti shqiptar ka dhënë 450 mijë euro.

Projekti është i ndarë në katër komponentë: së pari, mbështetja për hartimin e dokumenteve themelore për planifikim në Rezervën e Prespës; së dyti, menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve dhe i tokës; së treti, mbrojtja e biodiversitetit; së katërti, masa për krijimin dhe shtimin e të ardhurave të popullsisë lokale.

Orientimi te teknologjia dhe inovacioni, një qendër për të mbajtur në qytet të rinjtë

Hemorragjia e rinisë duket se ka prekur një pjesë të mirë të vendit, por në qytetin juglindor po bëhen përpjekke për të krijuar hapësira që mund ta mbajnë këtë rini në vendlindje. Se sa e suksesshme është kjo, mbetet e vështirë për ta vlerësuar.

Për kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, krijimi i kushteve të duhura për punë të mirëpaguara në qytet është një garanci. Ai sjell në vëmendje se tashmë qyteti ka një Qendër për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila ka mision të qartë dhe po mbështetet nga programi i Bashkimit Europian “Eu for Innovation” dhe GIZ.

“Ne e shohim teknologjinë dhe inovacionin si një mundësi unike për të krijuar vende pune për të rinjtë e të rejat, pa qenë e nevojshme që të largohen nga qyteti ynë. Teknologjia dhe inovacioni krijojnë mundësinë unike për ata të rinj e të reja të kualifikuar për të hyrë në një treg global, që ka nevojë për këto specialitete, duke punuar në distancë.

Për këtë arsye, bashkia ka nisur këtë program që ka dy shtylla: e para trajnimi i sa më shumë të rinjve dhe të rejave në disiplina që lidhen me teknologjinë, siç janë menaxhimi i rrjeteve sociale, marketing dixhital, e-commerce apo dhe trajnime në fushën e programimit në gjuhë të ndryshme; e dyta, mbështetja për kompanitë e teknologjisë që do të duan të hapin degët e tyre në qytetin e Korçës.

Brenda këtij projekti ka shumë programe, por më i rëndësishmi është krijimi i një qendre në qytetin e Korçës në një godinë moderne në qendër të qytetit. Ajo u konceptua për të qenë godina e bibliotekës, por më pas evoluuam përdorimin e saj, duke e përdorur edhe si një qendër për teknologjinë, si një hapësirë pune dhe për evente, për të bërë një lloj mentorimi për të rinjtë që do trajnohen në teknologji.

Për ecurinë e këtij projekti iu drejtuam për asistencë programit “Eu for Inovation”, i financuar nga BE dhe zbatuar nga GIZ, ku mbështetja ka qenë e shumëfishtë”, – tha Filo. /Monitor