MENU
klinika

"Duke pritur krushqit..."

Iliri Shaqiri reagon për dasmën, ndan foton nga bregdeti

30.04.2022 - 13:15

Ilir Shaqiri ka shkuar sot në Durrës, jo për t’u martuar por për të gjuajtur peshq. Fituesi i BB VIP ka treguar se po peshkon me të atin ndërsa në një foto ka shkruar: “Duke pritur krushqit”. Një ironi nga ana e balerinit kundrejt lajmeve që qarkulluan dje se do të martohet këtë fundjavë.

Nëpër media, qarkulloi me shpejtësi lajmi se balerini do të organizonte një ceremoni me 100 të ftuar në Durrës. Më parë, Iliri është shprehur se nuk kishte zhvilluar një dasmë por vetëm një ceremoni të vogël dhe një darkë private me njerëzit e afërt.

“Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit.”, shprehej ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Më tha që e meritoje fitoren”

Iliri i habitur nga “qëndrimi” i Donaldit

“Kur e thoja unë, nuk e kuptonin!”

Ilir Shaqiri “thumbon” Donald Veshajn?


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure