Një zjarr shpërtheu sot në sallën e serverave të AKEP-it, autoritetit që kujdeset për komunikimet elektronike.
Mësohet se shkak për shpërthimin e flakëve është bërë një karikues kompjuteri.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve, ka bërë që zjarri të vihet nën kontroll.
Shërbimi zjarrfikës bën me dije se nuk ka dëme në dokumente apo materiale të tjera.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar për tymin që po dilte nga dritaret. Ata kanë regjistruar edhe momentin e mbërritjes së zjarrfikësve.
Njoftimi i policisë
Më datë 19.08.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale.
Po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.