Nuk është më lajm fals, ndahet nga jeta Mino Raiola. Agjenti më i famshëm në botën e futbollit, që ndër vite ka kuruar interesat e futbollistëve më të njohur, ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 54-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga familjarët, teksa shkak i vdekjes duket se është bërë një kancer në mushkëri, për të cilin vetë Raiola pati rrëfyer se kurohet prej disa muajsh. Nëpërmjet një postimi në faqen e agjentit në “Instagram”, familja e Raiolës ka konfirmuar lajmin e trishtë duke shkruar:
Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta të agjentit më të kujdesshëm dhe të mrekullueshëm të futbollit që ka qenë ndonjëherë. Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët. Si zakonisht, Mino na bëri krenarë dhe nuk e kuptoi kurrë.
View this post on Instagram
Mino preku kaq shumë jetë përmes punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prania e tij do të mungojë përgjithmonë. Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me të njëjtin pasion.
Falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe të marrë në këto kohë të vështira dhe kërkojmë respekt për privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi.