Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Vlorë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti me drejtues shtetasin E. D., ka marrë flakë në ecje, e për fat të mirë, nuk ka pasur persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion parapraK
Më datë 30.04.2022, rreth orës 16:40, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin E. D. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.