MENU
klinika

Bardhi ironizon Kuvendin e Berishës

“Nuk dashkan Rithemelimin, por Riciklimin!”

30.04.2022 - 17:45

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Nuk paskan pasur qëllim ‘rithemelimin’, por RICIKLIMIN! Përpara në çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden”, shkruan Bardhi në Twitter.

Në Kuvendin e organizuar nga Berisha janë rikthyer ish-themelues të PD e bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshëm të tij, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli.