Vetëm 5 orë e ka mbajtur kreun Liverpool, pasi Manchester City i është kundërpërgjigjur menjëherë, duke fituar 0-4 në fushën e Leeds. Të dy skuadrat vijojnë duelin në distancë, kur u mbeten edhe nga 4 ndeshje.
Sitizens gjetën shpejt golin e parë. Rodri në minutën e 13-të zhbllokoi rezultatin pas pasimit të Foden. Një gol që ndezi sfidën, me vendasit që ishin të pafuqishëm për të reaguar. Fraksioni i parë mbyllet 0-1.
Tetë minuta nga e dyta, është sërish City që shënon. Ake nuk fal për 0-2 në 54’, pas një asisti të Dias. Leeds u hodh i gjithi para dhe pati mundësinë në 2 raste të hynte në lojë, por nuk ia doli dot.
Vendasit lanë shumë hapësira pas dhe në një kundërsulm Gabriel Jesus shënon edhe golin e tretë në 78’, Ishte përsëri Foden ai që asistoi, ashtu si në golin e parë. Qetësohet Guardiola, i cili nis më zëvendësimet. Në fund ka festë edhe për Fernandinho. Mbyllet 0-4, City mbetet 1 pikë para Liverpool.