Atentat në Shkodër, plagoset kushëriri i Bardhok Pllanajt, Dedë Pllanajt.
Atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku shënjetër ka qenë djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, Dedë Pllanajt, i cili ka mbetur i plagosur.
Mësohet se i plagosur Dedë Planaj, i afërmi i Bardhok Planaj, Dedë Planaj
4 prill – vritet Bardhok Planaj në Shkodër
40 plumba u shkrehën në drejtim të 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër. I njohur si “Kumbari” i drogës, Pllanaj ishte në lëvizje me automjetin e tij. Autorët e kanë ndjekur që pranë Spitalit të Shkodrës ku kishte qenë më herët, ndërsa në 150 metrat e fundit pranë banesës kanë lëvizur paralel dhe është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi. 7 vite më parë, Bardhok Pllanaj, i dyshuar si trafikant narkotikësh, arriti t’i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.