PSG i ka bërë një ofertë marramendëse sulmuesit të Barcelona-s, Oumane Dembele, kontrata e të cilit me klubin katalanas skadon në fund të sezonit.
Janë zhvilluar tdy takime mes menaxherit të francezit, Mousa Sissoko, dhe drejtorit sportiv të Barcelona-s, Mateu Alemany. Një në Marrakesh dhe një tjetër në Barcelonë. Palët janë akoma larg, por pritet të zhvillohen bisedime të tjera dhe duket se ka optimizëm se operacioni mund të mbyllet me sukses.
Sipas gazetarit Toni Juanmarti, Dembele ka marrë një ofertë shumë herë më të lartë në krahasim me atë që i ka bërë Barcelona për rinovimin e kontratës. Bëhet fjalë për 17 milionë euro në sezon dhe një bonus në momentin e firmës.
Klubi francez nuk ka marrë akoma një përgjigje nga Dembele dhe po e shtyjnë sulmuesin që të marrë një vendim. Dëshira e Ousmane duket se është të qëndrojë në Camp Nou. Atij i pëlqen Xavi dhe beson te projekti i trajnerit.