Sipas udhëzimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e diela e parë e çdo muaji është shpallur si “Dita pa makina”.
Nismës i është bashkuar edhe bashkia e Fierit, e cila ka njoftuar se kufizimi i mjeteve nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të kryhet në :
Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”;
Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”; Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa; Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rreth-rrotullimin e Sharrës; dhe
Rruga “Dervish Hekali” nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
Përjashtim nga kufizimi i lëvizjes së mjeteve, bëjnë automjetet e emergjencës si ambulancë, zjarrfikëse dhe Policia e Shtetit.
Për të dytin muaj radhazi, nismës i është bashkuar edhe bashkia e Lushnjes.
Ndalimi i mjeteve do të kryhet në të njëjtën fashë orare dhe do të aplikohet në aksin rrugor nga rreth-rrotullimi i ambulancës në drejtim të qendrës dhe poshtë drejt kryqëzimit të gjimnazit “18 tetori”, për të vazhduar në bulevardin “Misto Mame” deri në kryqëzimin “Labëria” e kthim lart për në rreth-rrotullimin e ambulancës.
Pjesë e nismës është bërë edhe bashkia e Korçës.