MENU
klinika

Serie A, Java 35

Inter vuan për tri pikët, titulli mbetet i hapur

01.05.2022 - 19:57

Inter i është kundërpërgjigjur në distancë fitores së Milanit, me zikaltrit që fituan 1-2 në transfertë ndaj Udineses. Kështu, gara për titullin kampion në Serie A mbetet e hapur, Milan është dy pikë para Inter, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi.

Interi e zgjidhi ndeshjen ndaj Udineses në Dacia Arena 45 minutat e para. Rezultati 0-2, erdhi falë golave të Ivan Perisic dhe Lautaro Martinez.

Së pari goli i kroatit, i aftë për të shfrytëzuar në maksimum një goditje këndi nga e majta e Dimarco: një goditje me kokë në shtyllën e afërt për anësorin që i dha epërsinë skuadrës së Simone Inzaghit pas 12 minutash.

Para fundit të pjesës së parë dyfishimi i argjentinasit Martinez. Penallti e dhënë nga arbitri Chiffi, me ndihmën e VAR-it, për një faull të Pablo Marì ndaj Dzekos. Numri 10 zikalter godet shtyllën dhe më pas topi i kthehet duke e derguar në rrjetë me kokë pasi topi u prek gjithashtu pak nga portieri Silvestri.

U duk se do të ishte gjithcka në dishezë për Interin, por Udinese në pjesën e dytë e nisi ndryshe, pasi gjeti golin që ngushtoi shifrat në 1-2 me Pussetto dhe më pas vazhdoi të sulmonte ne kerkim te golit te dytë.

Interi pati edhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje të Vidal në momentin e pasimit të Correa. Inzaghi hodhi edhe Gosens në fund të ndeshjes, ndërsa më parë kishte hedhur Sanchez. Përfundon 1-2, me Inter që beson ende te titulli, më saktë në ndonjë hap fals të Milanit.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon