MENU
klinika

Ekspertët: Bizneset t'i kontrollojë konkurrenca

“Qeveria të mbështesë bujqësinë, prodhimi vendas ul çmimet!”

01.05.2022 - 19:54

Mbështetja e dhënë nga shteti për qytetarët dhe bizneset për të përballuar krizën e çmimeve, është e nevojshme në këtë moment thonë ekspertët, por të pamjaftueshme pasi institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar zgjatje deri në 5 vjet të krizës.

“Masat e marra aktualisht janë të domosdoshme, por nuk janë të mjaftueshme sepse kriza e çmimeve po vazhdon dhe i ka prekur të gjithë. Duhet të zgjerohet mbështetja, marrim si shembull pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale, por duhet të zgjerohet që të përfitojnë edhe pensionistët e tjerë”, thotë studiuesja e politikave ekonomike Dorela Beqaj.

Skemë mbështetje duhet të ketë edhe për të punësuarit informal.

“Duhet të bëhet një skemë për nxitjen e deklarimit të punonjësve informalë duke ofruar subvencion për këtë kategori që të formalizohet, por pa pasur penalitete pasi penalitetet i bëjnë sipërmarrësit të stepen”, tha Beqaj.

Bujqësia duhet të jetë një nga sektorët prioritare që duhet të marrë mbështetje nga qeveria, pasi shtrenjtimi i plehrave kimike dhe inputeve po frenon prodhimin.

“Kemi rritje të çmimeve të inputeve bujqësore që kanë sjellë mos prodhim dhe refuzim për të prodhuar nga fermerët vendas. Duhet të kemi parasysh që kriza aktuale është krizë oferte. Ne kemi mundësi që ta zbusim efektin e kësaj krize duke prodhuar më shumë drithëra dhe sado e fragmentizuar që është ekonomia dhe toka bujqësore, mendoj se duhet të ketë subvencione të inputeve bujqësore për të gjithë fermerët në mënyrë që të nxitet prodhimi vendas dhe të zbuten efektet e krizës nëpërmjet prodhimit vendas”, tha ekspertja ekonomisë.

Sa i takon ngritjes së dy bordeve për caktimin e marzheve të fitimit për disa produkte të shportës dhe për hidrokarburet, ekspertja Dorela Beqaj thotë se kontrolli duhet të bëhet nga Autoriteti i Konkurrencës.

“Në vend të bordeve për të fiksuar çmimet dhe fitimet, mendoj se duhet të funksionojë më mirë autoriteti i konkurrencës për të parandaluar abuzimet në çmime nga bizneset. Bizneset duhet të punojnë me çmimet e tregut”, tha Beqaj.

Çmimet e larta kanë prekur thuajse të gjithë qytetarët pavarësisht nivelit të jetesës, pasi për të njëjtin produkt të shportës paguajë deri 9% më

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Importuesit qetësojnë shqiptarët0

Furnizimet me miell nuk do të mungojnë