Barcelona mban vendin e dytë në La Liga pas fitores 2-1 që arriti në shtëpi ndaj Mallorca. Një ndeshje e dominuar totalisht nga katalanasit, por në fund komplikuan dhe mund të ishin ndalur.
Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 25’, kur Depay zhbllokoi rezultatin, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0. Në fraksionin e dytë katalasit do të godisnin sërish portën e Rico-s, këtë herë me Busquets, i cili i dhuroi rezultatin 2-1 ekipit të tij.
Nga Mallorca shënuan në minutën e 79’, me Raillo që goditi portën e Ter Stegen dhe ktheu sadopak shpresë te miqtë, megjithatë takimi u mbyll me fitoren e Barçës. Vedat Muriqi nuk luajti në këtë takim, pasi lojtari i përfaqësueses së Kosovës kishte plotësuar numrin e kartonëve.