MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova dështon të anëtarësohet në INTERPOL

20.11.2018 - 17:11

Kosova

Kosova përfundimisht nuk do të jetë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë, INTERPOL.

Edhe pas raundit të dytë të votimit vendi nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave të nevojshme.

Kosova

Qeveria e Kosovës pas dështimit për anëtarësim në INTERPOL ka dalë me një deklaratë për media ku shpreh zhgënjimin e thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të policisë.

Në këtë deklaratë thuhet se fushata e egër e Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Kosovën, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik.

Kosovë

Në votimin që u mbajt sot nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, Kosova nuk arriti të sigurojë 2/3 votave për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga INTERPOL-i në llogarinë e tyre në Twitter, konfirmohet mospranimi i Kosovës.

Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevskit përmes kalimit kufitar Serbi-Hungari.

Duke folur për mediat serbe, Vuçiç tha se Gruevski më 12 nëntor nga Maqedonia me letërnjoftim në shoqërinë e dy qytetarëve hungarezë ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ku më pas ka kaluar në Mal të Zi.

Kosova

LDK është e bindur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, pasi sipas kësaj partie është e dëmshme të qeveriset nga një pakicë me interesa klienteliste.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se për këtë arsye do të fillojë organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë dhe qytetarëve për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Kosova

154 vende kanë votuar, prej tyre 22 kanë abstenuar, 56 për ndërsa tjerat kundër dhe 76 ishin për.

Pas 20 minutave do të votohet edhe në rundin e dytë, për anëtarësimin në Kosovë.

Kosova

Ambasada e Shteteve të Amerikës në Prishtinë, ka komentuar mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Përmes një njoftimi për media, ambasada ka thënë se Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore.

Maqedoni

Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është njëra ndër prioritetet e Unionit. Kështu ka deklaruar nga Vjena, Komisari për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Ai ka theksuar se procesi i integrimit të këtyre vendeve në BE bazohet në merita dhe çdo vend do të trajtohet në mënyrë të veçantë.

Maqedoni

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka njoftuar se Hungaria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij për azil politik.

Ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook njofton se qeveria e udhëhequr nga LSDM ka dashur t’ia merr lirinë. /Konica.al/

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje