Liverpool siguroi finalen e Champions League, në pritje të kundërshtarit mes Real Madrid dhe Manchester City. Të kuqtë përmbysën 2-3 ndaj Villarreal, me takimin e parë që e kishin fituar 2-0. Fitorja e gjashtë radhazi në transfertë, një rekord në Champions. Liverpool do të kërkojë triumfin e 7-të në historinë e këtij kompeticioni.
45 minutat e para panë spanjollët dominues, duke udhëhequr 2-0. Villareal e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin ndaj Liverpool. Vendasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 3-të. Ishte Dia që mposhti Alisson, duke çuar stadiumin në festë.
Ekipi i Emery tregoi se nuk ka ardhur këtu rastësisht, pasi shënoi me Coquelin edhe golin e dytë në minutën e 41-të. E kush e kishte menduar që Villarreal do të bënte një ndeshje kaq të mirë. Për hir të vërtetës, Liverpool në hije gjatë frkasionit të parë, pa asnjë gjuajtje.
Por pjesa e dytë ishte totalisht ndryshe. Miqtë shfaqen agresivë dhe ngushtojnë në 62’ me Fabinho, që i kalon topin mes shalësh portierit vendas. Pa kaluar as 5 minuta, Diaz barazon shifrat në 2-2. Liverpool nuk do të ndalej këtu, pasi Mane shënon edhe golin e tretë në 74’.
Më pas miqtë administrojnë mirë rezultatin, për më tepër që Villarreal mbetet me 10 lojtarë në 86’ pas daljes me karton të kuq të Capoue. Mbyllet 2-3, me Liverpool që kërkon dicka historike, të fitojë 4 trofe këtë sezon, teksa një e ka fituar (kupën e ligës).