MENU
klinika

Reagimi

Protesta te Unaza e Re/ Rama: Do flas në Kuvend!

20.11.2018 - 19:29

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për protestën e banorëve në zonën e ‘Astirit’ në kryeqytet, banesat e të cilëve preken nga projekti për Unazën e Re.

Kryeministri shprehet se u deshën të kalojnë 15 vite që nga prishja e parë masive në parkun Rinia për të protestuar sërish me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje. Rama thotë se do flasë për këtë çështje në Kuvend.

Statusi i plotë i Ramës në Twitter:

Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!

“Duan t’i mbyllin gojën pasi denoncon krimin“

Mesazhet kërcënuese për Bardhin, eksperti Karamuço zbardh prapaskenat

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal