04.05.2022 - 11:33
Plagosje me thike në Durrës. Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me një bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 në qytetin bregdetar të Durrësit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.