MENU
klinika

Familja nuk pranonte lidhjen e tyre

Dy të miturit nga Elbasani largohen nga banesa pa gjurmë

04.05.2022 - 11:33

Prej ditës së premtes dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë. Familjarët kanë denoncuar në polici rastin, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

Dy fëmijët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa. Ndërkohë një taksist, ka deklaruar se i ka sjellë dy të miturit ditën e Hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.

Sekuestron telefonat e dy punonjësve të prokurimeve

BKH fut në skaner zyrtarët e Bashkinë së Elbasanit

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan