MENU
klinika

Afati i fundit

Nëse Chelsea nuk shitet për 1 muaj, nuk garon në Angli

04.05.2022 - 13:56

Është një javë vendimtare për shitjen e Chelseat, derisa koncorsiumi i Todd Boehlyt ka hyrë në periudhën pesë-ditore të ekskluzivitetit, në tentim për ta arritur marrëveshjen.

Është më shumë se vetëm një formalitet, por pasi u konsiderua si ofertuesi i preferuar të premten, pronari i një pakice të klubit të Major League Baseball, Los Angeles Dodgers, po konsiderohet si favorit për ta marrë në dorë klubin nga miliarderi rus, Roman Abramovich.

Në garë së fundmi ka hyrë edhe pronari i Nice, Sir Jim Ratcliffe, njofton “cbssports”. Miliarderi britanik, i cili jeton në Monaco, e kaloi procesin duke ofruar afro 5 miliardë euro.

Ai ishte munduar ta blinte klubin anglez edhe në vitin 2019, por ai nuk mund të bëjë progres derisa të përfundojë periudha e ekskluzivitetit për grupin e Boehlyt. Chelsea duhet të shitet maksimumi deri më 31 maj, para se të mbyllet licenca speciale e lëshuar nga Qeveria britanike për këtë klub.

Përndryshe, klubi rrezikon të mos jetë në gjendje t’i përmbushë kriteret për garim dhe mund të jetë i detyruar t’i ndërprerë garat në gjysmë të sezonit, apo edhe më keq.

Data absolute e fundit është 8 qershori, kur Premier League bëhet gati për sezonin 2022-23. Nëse Chelsea është pa licencë deri në atë kohë, ky klub nuk do të lejohet të garojë në sezonin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon