MENU
klinika

Negociatat me PS për presidentin e ri

Alibeaj thërret në mbledhje grupin parlamentar të PD-së

04.05.2022 - 22:20

Grupi Parlamentar i PD do të mblidhet nesër në orën 17:00 për të diskutuar për negociatat me PS për presidentin.

Në një mesazh drejtuar deputetëve, Kreu i Grupit, Enkelejd Alibeaj njofton se mbledhja do të zhvillohet ditën ne nesërme në selinë blu.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit zhvilloi Kuvendin Kombëtar të PD-së ku u zgjodhën 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Ndër të tjera, në Kuvendin Kombëtar u miratua dhe shkarkimi i Enkelejd Alibeaj nga posti i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së.

Por pavarësisht këtij vendimi, Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar, mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Sëbashku me Fatmir Mediun, Alibeaj kërkoi shtyrjen e Konferencës së Kryetarëve për në datë 10 maj, një kërkesë që gjeti dakordësinë e mazhorancës.

Më 10 maj pritet të vendoset data e raundit të parë të zgjedhjes së Presidentit të ri. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi që faza e parë e votimit të zhvillohet më 16 maj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN