MENU
klinika

Për çfarë bëhet fjalë?

Kim Kardashian “kryqëzohet” për shembullin që dha në Met Gala

05.05.2022 - 10:49

Nuk ka asgjë të praruar apo magjepsëse të vdesësh veten nga uria. Lili Reinhart ka qenë ndër shumë personazhe që kritikoi Kim Kardashian për dietën ekstreme që ylli i realitetit vazhdoi për t’u përshtatur me veshjen e Marilyn Monroe për “Met Gala 2022”.

“Të ecësh në një tapet të kuq dhe të bësh një intervistë ku thua se sa të uritur jeni… sepse nuk keni ngrënë ushqim mjaftueshëm muajin e fundit… të gjitha për të veshur një fustan?” Reinhart, 25 vjeç, shkroi në Instagram Story të martën- “Shume gabim në të gjitha nivelet.”

Ylli i “Riverdale”, i cili nuk e përmendi Kardashian me emër, shtoi se është “e neveritshme” për të famshmit të pranojnë se “vdesin nga uria” duke marrë parasysh se sa njerëz i ndjekin dhe i konsiderojnë si yje ata.

“Të pranosh hapur se ke ngordhur veten për hir të Met Gala. Kur e di shumë mirë se miliona të rinj dhe të reja po shikojnë drejt teje dhe po dëgjojnë çdo fjalë tënde. Injoranca është e neveritshme”, ka shkruar ajo.

Deklarata e Reinhart erdhi vetëm një ditë pasi Kardashian tha për Vogue se ajo humbi 7 kilogramë në më pak se një muaj në mënyrë që të shtrëngohej në fustanin ikonik që Monroe veshi për t’i kënduar “Happy Birthday” John F. Kennedy në 1962.

“Ishte si të përgatitesha për një rol”, tha ylli i “Kardashians”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë