05.05.2022 - 13:17
Një grua në qytetin e Vlorës ka denoncuar në polici se midis një grumbull dheu që ka blerë për kryerjen e disa punimeve janë gjetur mbetje kockore të ngjashme me të njeriut.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.