05.05.2022 - 18:48
Është gjetur i pajetë 42-vjeçari Julian Prifti. 42-vjeçari ishte larguar nga banesa më datë 26.03.2022 .
Prifti është gjetur sot në një godinë të braktisur, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Trupi ishte i dekompozuar dhe sipas informacioneve paraprake trupi rezulton të kishte shenja në qafe.
Ka qenë era e rëndë e cila ka alarmuar banorët dhe punonjësit të cilët kanë qenë duke punuar për riparimin e një rrugë.
Sakaq BalkanWeb mëson se 42-vjeçari kishte borxhe të shumta dhe dyshohet se mund të jetë varur.