Mësohet finalet në Europa dhe Conference League. Në Tiranë, më 25 maj do të jenë përballë Roma dhe Feyenoord, dy skuadrat me tifozëritë më të zjarrta në Evropë.
Roma fitoi 1-0 ndaj Leicester, teksa ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 1-1. Ndërsa Feyenoord barazoi 0-0 me Marseille, teksa kishte takimin e parë e kishte fituar 3-2 në Holandë.
Ishte Abraham ai që shënoi për Romën në minutën e 11-të, pas një goditje nga këndi. Sulmuesi i ardhur nga Chelsea realizoi me kokë, duke mposhtur portierin Schmeichel.
Tashmë, Roma dhe Feynoord do të masin forcat në Tiranë me kryeqytetin shqiptar që përgatit të mirëpresë dhe shijojë atmosferën fantastike të tifozerisë italiane dhe holandeze.
Eintracht Frankfurt siguroi biletën për në finalen e Europa League teksa mposhti në gjysmëfinale me rezultatin 1-0, West Ham. Vendasit kishin triumfuar edhe në Angli me rezultatin 2-1, ndërsa këtë herë iu mjaftoi një gol në pjesën e parë nga Borre, ndërsa duhet theksuar se West Ham u penalizua edhe nga një karton i kuq në minutën e 17-të me mbrojtësin Creeswell që u tregua i pakujdesshëm.
Sigurisht nga ky episod, gjermanët përfituan në maksimum dhe menaxhuan më së miri avantazhin duke festuar në fund një arritje të madhe. Eintracht Frankfurt do të ketë përballë në finale Rangers me skocezët që ishin autorët e një ndeshje të madhe në shtëpi përballë Leipzig. Skocezët ishin mposhtur në ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-1, por një triumf në shtëpi me rezultatin 3-1 i mjaftoi për festën e madhe.
Rangers kaloi në avantazh të dyfishtë, me Nkunku që shkurtoi dhe barazoi përkohësisht rezultatin e përgjithshëm, por vendimtar ishte goli i Lundstram në minutën e 81 që dërgoi të tijtë në finale. Finalja e Europa League është parashikuar të luhet më datë 18 maj në stadiumin Sanchez Pizjuan të Sevillas.