MENU
klinika

Arrestohet 63-vjeçari

Policia e Fierit qindra kontrolle për kanabis

06.05.2022 - 11:37

Kontrolle masive në territorin e qarkut Fier, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e qarkut Fier, u zhvilluan kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Wide”, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore të DVP Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, me mbështetje edhe të FNSH Fier.

37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit Ilia Tafaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Ilia Tafaj, 63 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier