MENU
klinika

Nis hetimi ndaj tij

Futi 50 euro në pasaportë për policin, kapet ‘mat’ 36-vjeçari

06.05.2022 - 11:38

Hetimi ka nisur ndaj një 36-vjeçari pasi tentoi të korruptonte me 50 euro një policë në portin e Durrësit në mënyrë që të kalonte kufirin.

Kjo u zbulua ku gjatë kontrollit të dokumentacioneve të 36-vjeçarit A.G, bashkë me pasaportën kishte vendosur edhe një kartmonedhë 50 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. G., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin