Finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord është speciale për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili do të jetë në “shtëpi” për të festuar ndoshta trofeun e parë me skuadrën verdhekuqe.
Edhe pse nuk është aktivizuar në gjysmëfinalen e mbrëmshme, mbrojtësi kuqezi ka shprehur hapur emocionet me një postim në “Tëitter”, ku ka falenderuar tifozët për mbështetjen dhe ka treguar ndjesitë e para.
“Çdo fëmijë ëndërron të jetojë momente si këto. Ia dolëm së bashku me ju. Tani të shkojmë në Tiranë”, – ka shkruar Kumbulla.
Ogni bambino sogna di vivere momenti come questo… Ce l’abbiamo fatta insieme a voi. Ora andiamo a Tirana ❤️#ASRoma #UECL #RomaLCFC pic.twitter.com/YnSoefhUd7
— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) May 5, 2022