MENU
klinika

"Bastet"

Kush e fiton Eurovizionin?

07.05.2022 - 10:26

Gjysmëfinalistët e Eurovision Song Contest kanë përfunduar provat e tyre të para në Torino, ndaj është koha për të parë shanset e fitores së festivalit europian të këngës.

Vendet Big5 – Italia, Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe – hyjnë automatikisht në finalen e madhe e cila do të zhvillohet të shtunën, më 14 maj.

Ukraina është, deri tani, më e favorizuara. Kalush Orchestra konkurrojnë me këngën “Stefania”, që i dedikohet një nëne punëtore, të fortë dhe njëkohësisht të ndjeshme. Kënga ndërthur dy stile, modernen me klasiken, ninullat popullore sllave me ritmet moderne dhe njëkohësisht ka edhe pjesë rap.

Italia renditet në vendin e dytë. Mahmood dhe Blanco mund të shpallen fitues me “Brividi” dhe kjo do ta bënte Italinë fituese të dy edicioneve njëri pas tjetrit.

Suedia renditet në vendin e tretë.

Mbretëria e Bashkuar është e katërta më e favorizuar. Vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar mori 0 pikë.

Spanja mbyll top5 e më të favorizuarve për fitore.