MENU
klinika

Premier League, Java 36

Turpërohet United, zyrtarisht jashtë Champions

07.05.2022 - 20:20

Manchester United nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Djajtë e Kuq u mundën 4-0 në transfertë me Brighton dhe matematikisht nuk kanë asnjë shans për Ligën e Kampioneve.

Cristiano Ronaldo me shokë janë dukur të pafuqishëm kundër Pulëbardhave, që kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Caicedo (15′), Cucurella (49′), Gross (57′), Trossard (60′) kanë qenë autorët e golave për Brighton, që është ngjitur në kuotën e 47 pikëve dhe mban gjallë shpresën për një vend në zonën europiane.

Manchester United ka pësuar 56 gola në Premier League në këtë sezon, numri më i lartë i pësuar në një sezon të vetëm të kampionatit nga Djajtë e Kuq. Pas 37 ndeshjes të luajtura, skuadra e Ralf Rangnick mbetet në vendin e gjashtë me 58 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon