MENU
klinika

Partnerja e Ronaldos

Georgina zbulon emrin e vajzës së porsalindur

07.05.2022 - 21:35

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka vendosur që të bëjë publik emrin që çifti i ka vënë vajzës e cila lindi në muajin prill. Një vendim i shtyrë për shkak të rrethanave, pasi çifti humbi fëmijën tjetër që pritej nga shtatzënia e Georginas.

Të dy pritnin binjakë, një djalë e një vajzë, por pikërisht më 18 prill, Ronaldo bëri të ditur se ishte ndarë nga jeta djali i tij i porsalindur. Kështu, për fat të keq kaloi disi në plan të dytë edhe lindja e vajzës së vogël, pasi festa nuk dukej e plotë dhe për këtë arsye, u shty për shumë kohë edhe publikimi i emrit të bebes së vogël që kishte lindur e shëndetshme.

Por Georgina i ka dhënë sot fund misterit me një postim në rrjetet sociale. “Bella Esmeralda 180422″, ishte shkrimi që shoqëronte fotot e vajzës së vogël e cila flinte e qetë në shtratin e saj.

Një postim që është bërë menjëherë viral, pasi ka kaluar 1 milion pëlqimet brenda 30 minutave të parë, duke u shpërndarë rrufeshëm në internet. Vetë Ronaldo ishte bërë protagonist i një fotoje virale me vajzën e vogël pak kohë më parë. “Përgjithmonë dashuri…”, shkroi ai në postim.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon