MENU
klinika

Varka ishte gjysmë e mbytur

Roja bregdetare greke shpëton 106 emigrantë

08.05.2022 - 12:00

Roja bregdetare e Greqisë tha të dielën, më 8 maj, se ka shpëtuar 106 emigrantë duke përfshirë shumë fëmijë nga një varkë e cila ishte gjysmë e mbytur në detin Egje.

Në një deklaratë të rojës bregdetare greke u tha se emigrantët u gjetën në orët e vona të natës të së shtunës, më 7 maj, pranë ishullit juglindor të Kos, një distancë e shkurtër nga bregu turk.

Grupi i emigrantëve ishte i përbërë nga kombësi të ndryshme, të cilat nuk u zbuluan, përfshinte 14 gra dhe 20 fëmijë, raporton REL.

Autoritetet greke thanë se që të gjithë personat që ishin në këtë varkë u shpëtuan duke shtuar se asnjë emigrant tjetër nuk konsiderohet i zhdukur.

Greqia prej vitesh është duke u përballur me një valë emigrantësh që përmes ujërave të Turqisë tentojnë te futën në territorin grek.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi