MENU
klinika

NBA, play-off

Bucks i falen Antetokounmpos, shkëlqejnë Warriors

08.05.2022 - 12:55

Ekipi i Milwaukee fitoi në sekondat e fundit 103-101 ndaj Boston në gjysmëfinalen e tretë play off në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-1 serinë e takimeve. Një ndeshje me rivalitet dhe e hapur deri në sekondën e fundit, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore.

Giannis Antetokounmpo realizoi 42 pikë e 12 rebound në këtë ndeshje, duke qenë lider në fushë për skuadrën e Bucks, që synon të mbrojë titullin kampion. Ai u mbështet edhe nga Holiday me 25 pikë, ndërkohë që për Celtics nuk mjaftuan 27 pikët e Brown dhe 22 të Horford.

Në Perëndim, skuadra e Golden State udhëheq 2-1 serinë e gjysmëfinaleve, pas fitores së thellë arritur sot ndaj Memphis me rezultatin 142-112. Sfidë pa histori, komanduar nga Warriors, ku shkëlqeu Stephen Curry me 30 pikë. Mirë u paraqitën edhe Poole me 27 pikë e Thompson me 21 pikë.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, (2-1)

Boston – Milwaukee, 101-103 (1-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, (2-1)

Memphis – Golden State, 112-142 (1-2)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon