MENU
klinika

Ukrainasit i vrasin komandantin “e patrembur”

Nesër më 9 maj kishte “plane të mëdha”, por Putin merr një tjetër goditje të fortë

08.05.2022 - 16:32

Vladimir Putin pësoi një tjetër goditje të rëndë përpara paradës që kërkon të bëjë ditën e nesërme, e cila përkon me festimet e Ditës së Fitores në Moskë. Mediat e huaja raportojnë se ditën e sotme është vrarë një tjetër kolonel i ushtrisë së Presidentit rus, duke shkuar kështu numri i tyre në 39-të.

Nënkoloneli Fezul Bichikaev, 36 vjeç, ishte një ushtar elitar i lartë i cili vdiq në një mision sekret inteligjence.

Babai i tre fëmijëve portretizohet si një hero i cili u vra pranë Kharkiv me një automatik në duar që mbulonte vartësit e tij, sipas raporteve në Rusi. Një sinjal radio njoftoi se komandanti është plagosur pas shpimit me një plumb në arterie, por thuhet se i urdhëroi njerëzit e tij që të vijojnë sulmin duke u thënë se është “një gërvishtje”.

“Falë vetëmohimit dhe heroizmit të oficerit, ishte e mundur të shpëtoheshin jetët e ushtarakëve, të shkatërrohej grupi diversant i armikut dhe të përfundonte misionin luftarak,” tha eksperti ushtarak Oleg Marzoev në një uebsajt lokal lajmesh në Vladikavkaz.

Sfidat ligjore mund të ngadalësojnë procesin

Zgjedhjet në SHBA/ Kur dhe si do të numërohen votat?

Para, rrjete sociale, raketa e satelitë

ANALIZA: Basti i madh i Elon Musk

“Arma” e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë

Zgjedhjet në SHBA/ A do ta “dënojnë” gratë Donald Trump?

Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris!

Kur do ta zbulojmë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?