MENU
klinika

Iluministi Francez

Volteri – filozofi i mbretërve, mbreti i filozofëve

21.11.2018 - 10:45

‘’Dë Volter’’ (Voltaire), François Marie Arouet, ose siç e njohim ne Volter, lindi më 21 nëntor 1694, djali i një noteri parizian. Volteri është figura që mishëron në tërësinë e saj Iluminizmin.

I quajtur edhe “shekulli i Volterit”, shekulli XVIII mbajti në gjirin e vet një gjeni të aftë për të qenë poet, filozof, eseist, historian dhe dramaturg.

Meqenëse rridhte nga radhët e familjeve aristokrate, ai studioi në Kolegjin Jezuit Louis-Le-Grand dhe në Fakultetin Juridik në Paris, ku u shqua si student i shkëlqyer në retorikë dhe në filozofi.

Kumbari i tij, Abbé de Châteauneuf e prezantoi në gjykatat pariziane dhe në qarqet libertine. Pikërisht atëherë iu kthye karrierës së Letrave, përkundër dëshirës së të atit.

Gjatë burgosjes së parë, pasi shkroi shkrime satirike kundër regjisorit Philip of Orleans, nxorri në jetë pjesën e parë teatrale “Edipi”, një tragjedi. Me daljen nga burgu mori pseudonimin Volter.

Drama e tij njohu sukses të paparë. Burgoset sërish në Bastijë pas një grindjeje me Chevalier de Rohan në 1726.

Qëndroi pesëmbëdhjetë ditë në burg, episod që la gjurmë të thella tek Volteri: duke u shndërruar në mbrojtës të reformës së drejtësisë dhe denoncues i arbitraritetit; ai nuk e duron padrejtësinë.

Volteri jetoi një marrëdhënie dashurie të pasionuar me Emilie de Breteuil, Markeze e Chatelet, një grua e letrave dhe e shkencës, të cilën Volteri e pëshkruan me termat: “Gjithçka tek ajo është fisnikëri, qëndrimi i saj, shijet e saj, stili i letrave të saj, mënyra e të folurit, mirësjellja e saj…

Bashkëbisedimi me të është i bukur dhe interesant”. Pikërisht në kështjellën e saj fshihet, në Cirey në Lorraine, pas botimit në 1734 të “Letrave Filozofike” ose “Letrave Angleze”, libër i cili u dënua me djegie nga Parlamenti i Parisit.

Filozofi i Iluminizmit, Volteri në punën e tij denoncon intolerancën fetare, fanatizmin dhe i thur lavde tolerancës. Edhe apostulli i tolerancës, princi i Iluminizmit ka anën e tij negative. Ai është misogynist, homofobik, anti-hebre, islamofobik. Çfarë gabimi!

Veprat kryesore:

Edipi (1718)

Brutus (1730)

Historia e Sharlit XII

Letra Filozofike

Vdekja e Cezarit

Kandide

Shekulli i Louis XIV etj

 

Si njeri i letrave krijimtaria e tij filloi me poezinë dhe tregimet e tij filozofike. Si dramaturg i madh që ishte, Volteri shkroi shumë pjesë në në linjën e Bualos dhe Rasinit, si për shembull:

Edipi (1718), Zaire (1732), Muhamedi apo fanatizmi (1741), apo korrespondenca e tij epistolare prej më shumë se 20.000 letrash. Volteri historiame me Shekulli i Luisit XIV (1751), si dhe Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve (1756) etj.

Emri i Volterit përherë ka ngjallur reagime të zjarrta. Vitet e fundit të jetës, ai u sulmua nga ithtarët e Rusoit dhe pas viti 1800 ai u bë përgjegjës për Revolucionin. Mirëpo, ekseset e reaksionarëve klerikë nën Rivendosje dhe Perandorinë e Dytë joshën klasat e mesme dhe klasën punëtore tek kujtimet e tij.

Në fund të shekullit të 19-të, megjithëse kritikët konservatorë mbetën armiqësorë, ishte Gustav Lanson ai që i dha shtysë hulumtimit shkencor të jetës dhe veprave të tij.

Nuk ka dyshim që Voltaire ishte i ndikuar nga idetë e kohës së iluminizmit anglez Xhon Lok, Isak Njyton, idetë përfshirëse të rrymës së kartezianëve që në qendër kishin lirinë e individit, barazinë nëpërmjet njerëzve ku mishërohesh edhe ligji anglez.

Lë Bon në librin ‘’Psikologjia e popujve dhe e turmave’’ në një pasazh të tij thotë se ‘’E gjithë bota nuk është e zgjuar sa Volteri dhe Volteri është e zgjuar sa e gjithë bota’’ në qoftë se me shoqërinë do kuptojmë turmën.

Në kuptimin e ‘’mërmëritjeve’’ të njerëzve me thashethemet për Mbretin ai koncepton një durim nën zë të quajtur si fillesë të ‘’opinionit publik’’. Ai ishte një nga nismëtarët e ideimit të revolucionit francez përprah filozofëve të tjerë të saj kohe.

Volteri nuk do ta kishte çuar në mendje se volumi i shkrimeve të tija do të mbahej mend nga pasardhësit. Poezitë e tij epike dhe vargu lirik janë praktikisht të vdekur, siç janë edhe dramat e tij.

Por kontestet e tij vazhdimisht ripublikohen dhe letrat e tij konsiderohen si një nga monumentet e mëdha të letërsisë franceze. Ai i trashëgoi një mësim njerëzimit, vlera e të cilit mbetet ende e paprekur.

Ai u mësoi lexuesve të tij të mendojnë qartë, sepse kështu mund të jenë të saktë dhe fisnikë. “Ai është filozof i nevojshëm, – shkruante Lanson, – në një botë burokratësh, inxhinierësh dhe prodhuesish”. Ai vdiq në 30 maj 1778.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!