08.05.2022 - 19:51
Bayern është ndalur në një barazim 2-2 në shtëpi në ndeshjen e sotme kundër Stutgart në Bundesligë, në një javë të mbushur me polemika për shkak të lajmeve lidhur me disa nga lojtarët që kishin nisur pushimet ende pa u mbyllur kampionati.
Kampionët përmbysën disavantazhin 0-1 të miqve, por e panë veten të shtangen përsëri në minutën e 52-të të takimit, ku goli i Kalajdziç vulosi rezultatin final.
Lewandowski ishte në fushë, por nuk ia doli dot të shënonte. Në ndeshjen tjetër të ditës Frankfurt dhe Borusia Mynshengladbah u ndalën gjithashtu në barazim.