Max Verstappen me Red Bull triumfon edhe në Miami, një garë që kthehet në Formula 1 pas shumë vitesh. Kampioni holandez bëri një start të mirë dhe pas kaloi Carlos Sainz, me kalimin e xhirove ë bëri këtë edhe kundër Charles Leclerc.
Dy makinat Ferrari mbajtën pozicionet e tyre, Leclerc i dyti dhe Sainz i treti, me skuderinë italiane që vijon të kryesojë në kampionatin e këtij viti. Edhe për pilotë Leclerc mbetet në krye, por tashmë Verstappen ngushton ndjeshëm diferencën.
LAP 47/57
We’re racing again! #MiamiGP #F1 pic.twitter.com/KFwIYpgeOI
— Formula 1 (@F1) May 8, 2022
Në vendin e katërt u rendit Sergio Perez me Red Bull, duke mbajtur pozicionin e nisjes. Vetëm vend i pestë dhe i gjashtë për dy makinat Mercedes, me Rusell para Hamilton, me këtë të fundit që humb shumë nga gara për titull.
🏁 END OF RACE (LAP 57/57) 🏁
TOP 10
Verstappen 📸
Leclerc
Sainz
Perez
Russell
Hamilton
Bottas
Alonso
Ocon
Albon #MiamiGP #F1 pic.twitter.com/8FcUItPrqb— Formula 1 (@F1) May 8, 2022