Ekuilibër total në ndeshjet e fundit gjysmëfinale të play-off në të dy Konferencat në NBA. Ekipet kanë shfrytëzuar në maksimum faktorin fushë. Në Lindje, pas dy humbjeve në Florida kundër Miamit, Philadelphia barazon 2-2 me ndeshje.
Skuadra e Philadelphias në sfidën e fundit triumfoi 116-108 në fushën e vet, në një sfidë ku shkëlqeu James Harden, autor i 31 pikëve. Të gjithë titullarët e kësaj skuadre realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Jimmy Butler për Miamin.
Në Perëndim, skuadra e Dallas Mavericks barazoi 2-2 serinë e takimeve gjysmëfinale ndaj Phoenix Suns, duke fituar 111-101 në shtëpinë e vet. Ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës, ku diferencën e bënë Luka Doncic me 26 pikë e 11 rebound, si dhe Smith me 24 pikë. Për Phoenix u dallua Kevin Booker me 35 pikë, por që mbetën për statistikë, duke mos evituar dot humbjen.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
Miami – Philadelphia, 108-116 (2-2)
Boston – Milwaukee, (1-2)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off
Phoenix – Dallas, 101-111 (2-2)
Memphis – Golden State, (1-2)