Volejbollistja shqiptare Erblira Bici, kapitene e kombëtares së femrave, do të luajë me skuadrën e “Roma Volley Club Femminile” sezonin e ardhshëm sportiv 2022- 2023. Lajmi është konfirmuar si nga lojtarja ashtu dhe nga klubi roman.
Bici ka luajtur sezonin e fundit me ekipin e Futura Volley Giovani Busto Arcizo. Bici luan që prej vitit 2016 në kampionatin italian dhe me skuadrën e Novara arriti të fitojë edhe Champions League.
Gjithsesi, sezonin e fundit ajo ka luajtur në Serinë A2 italiane, duke qenë protagonist në parket me lojërat e saj. Kjo paraqitje e mirë bëri që ajo të transferohet te skuadra e Romës, që luan në Serinë A1.
View this post on Instagram
“Më kanë folur shumë mirë për këtë skuadër dhe ambientin përreth saj. Një skuadër me shumë grintë dhe e karikuar për një sezon pozitiv. Këtu është trajner Cuccarini, me shumë përvojë dhe që më ka kërkuar, fakt ky që ndikoi në zgjedhjen time. Shpresoj të mos zhgënjej klubin, duke dhënë më të mirën në fushë”, – tha Bici.