MENU
klinika

Finalja e Tiranës

Nga 800 deri 10 mijë euro, abuzimi për një biletë

09.05.2022 - 15:10

Alarm në Itali për atë që po ndodh me biletat e ndeshjes Roma-Feynoord, e cila do të luhet më 25 maj në “Arena Kombëtare”. Kështu, Roma shkon drejt Fiorentinës, por mendjen e ka në finalen e “Conference League”.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të luajë në “Franchi” sonte, por tifozët janë të fokusuar edhe te finalja e Tiranës, e planifikuar për më 25 maj. Biletat janë “gjuajtur” për sfidën e madhe. Nesër UEFA do të nxjerrë në shitje 10 mijë bileta (të rezervuara për të gjithë, nuk janë për dy tifozëritë), ndërsa në internet tashmë kanë dalë në “ankand” bileta me çmime shumë të larta.

Në ‘Ebay’, disa fansa që e morën biletën falas nga Roma për të ndjekur finalen, i nxorën në shitje ato me shifra të çmendura. Në reklamën e parë lexojmë 800 euro, në të dytën, në vend të kësaj, dhe është ajo që po bën xhiron e rrjeteve sociale, çmimi është edhe 10 mijë euro për dy bileta. Ose një kundërpropozim.

Është e qartë se në rrjetet sociale tifozët po protestojnë, shumë janë regjistruar në faqen e UEFA-s dhe të Romës për bileta, por nuk ia kanë dalë dot. Ata e shohin të padrejtë që biletat të nxirren në shitje nga individë. Shumë fansa kërkojnë të identifikojnë se cilët abonentë po e rishesin biletën dhe më pas të përsërisin shortin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN