Janë zgjidhur thuajse të gjitha verdiktet në Kategorinë Superiore në javën e 33-të. Barazimi 1-1 në stadiumin e Kamzës rrëzon matematikisht Skënderbeun në Kategorinë e Parë, teksa kur mbeten edhe 3 javë, diferenca është 9 pikë, por rrogozhinasit janë më mirë në sfidat direkte.
Sfida Dinamo-Skënderbeu u hap nga goli Elvi Berishës në minutën e 83-të. Në limitet e ndeshjes, pikërisht në minutën e 10-të shtesë, Dinamo barazon me Lilajn për 1-1.
Ndërsa ndeshja tjetër mes Teutës dhe Egnatias përfundoi 3-1, me durrsakët që matematikisht sigurojnë qëndrimin e elitën e futbollit shqiptar. Djemtë e Detit shënuan shpejt dy golat e parë, në harkun kohor të 4 minutave.
Në fillim ishte Ledio Beqja që shfrytëzoi një harkim nga këndorja në minutën e 9-të, ndërsa Daci në 13’ shënoi edhe golin e dytë. Teuta e vrau ndeshjen në minutën e 60-të, kur Peposhi shënoi golin e tretë. Në fund, Egnatia shënoi golin e nderit.