MENU
klinika

Grabitja e milionave në filialin e BKT-së

Autorët braktisën mjetin në kufi me Malin e Zi

10.05.2022 - 11:09

Vijojnë hetimet për grabitjen e miliona lekëve në filialin e BKT-së në Koplik. Korespondenti i Panorama bën me dije se policia ka sekuestruar një automjet tip “Benz” të cilin e kanë braktisur tre autorët e grabitjes.

Makina është gjetur në zonën e quajtur Shegan në afërsi të Liqenit të Shkodrës, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Autorët, ende të paidentifikuar, kanë preferuar ta grabisin bankën në orët e mesditës, duke qenë se në atë moment nuk ka pasur shumë lëvizje dhe rruga ka qenë e lirë. Një polic që ka qëlluar rastësisht, ka tentuar që t’i ndalojë, por e ka pasur të pamundur përballë 3 grabitësve të armatosur deri në dhëmbë.

Sipas burimeve, grabitësit kanë qëndruar shumë pak kohë brenda ambienteve të bankës dhe pasi kanë marrë paratë, kanë dalë për t’u larguar në drejtim të Bajzës. Aksioni i tre autorëve për vjedhjen e parave ka zgjatur shumë pak minuta dhe më pas janë larguar me shpejtësi prej andej.

Sipas burimeve nga vendngjarja, grabitësit kanë marrë një shumë prej afro 7-8 milionë lekësh të vjetër, monedhë shqiptare. Ende nuk ka një raport të saktë nga banka të shumës së grabitur, por nga informacionet paraprake që Policia ka, mendohet se është një shumë që nuk i kalon 10 milionë lekë të vjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dogjën makinën e tyre dhe ia vodhën një qytetari të rastësishëm

Grabitja e bankës në Koplik, policia aksion nga ajri me helikopter për arrestimin e autorëve