Në gjykatën e Hagës janë lexuar këtë të martë, 10 maj akuzat e reja të ngritura ndaj Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të leximit nga Sekretarja gjyqësore, Veseli u shpreh se mezi pret të nisë gjykimi.
“I kam lexuar, vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt e të kem të drejtën time të shpreh pozitën time para qytetarëve të Kosovës, të UCK e këtij gjyqi të nderuar. Faleminderit shumë”, u shpreh Veseli.
Gjatë 10 majit, para Dhomave të Specializuara paraqiten Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, të cilët kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar.
Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u ngrit më 26 tetor të vitit 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.