Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i dërgon letër Putinit.
Media shtetërore e vendit komunist ka publikuar ditë ne sotme një letër me të cilën ai uron Rusinë për festimet e ‘Ditës së Fitores’, ndërsa shpreh “solidaritet për arritjet e popullit rus” që në thelb synojnë “eliminimin” e kërcënimeve politike dhe ushtarake të paraqitura nga “forcat armiqësore” .
Në letër theksohet se “marrëdhëniet miqësore, strategjike dhe tradicionale” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe se do të “forcohen edhe më tej… me kërkesat e kohës”.
Rusia festoi dje 77-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste me një paradë ushtarake masive në Moskë më 9 maj. Putini, i cili më parë ka thënë se pushtimi i Ukrainës ishte i nevojshëm për të ” denazifikuar ” vendin, mbajti një fjalim duke mbrojtur agresionin rus kundër Ukrainës si një përgjigje “e detyruar” ndaj politikave perëndimore.
Koreja e Veriut ka mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës që prej fillimit të saj, ndërsa media shtetërore ka lëshuar disa deklarata që nga shkurti duke dënuar Perëndimin për ndërhyrjen ose shkaktimin e luftës.